Colors: Green Color

Në ndjeshjen e mbrëmjes së kësaj të premteje, lojtarët e Kombëtares do të çelin fushatën eliminatore të Europianit 2020 me uniformën e re.

Nga dhomat e zhveshjeve të stadiumit “Loro Boriçi”, bie në sy se Lorenc Trashi, pas ftesës së parë në Kombëtare, do të ketë numrin 13 mbi shpinë, ndërsa Eros Grezda do të mbajë numrin 7, që deri më parë mbahej nga ish-kapiteni Ansi Agolli.

Një episod aspak i këndshëm ndodhi në momentin e golit të dytë të Turqisë, shënuar nga Hakan Çalhanoglu.

Futbollisti i Milanit, pasi shënoi, shkoi të festonte poshtë tifozerisë ultrase “Tifozët Kuq e Zi” në cepin e fushës, duke ia bërë edhe me shenjën me dorën tek veshi, dhe në drejtim të lojtarëve turq vërshuan shumë shishe uji.

Flash Lajme