Kosova ka arritur të marrë një fitore historike ndaj Bullgarisë me rezultatin 3-2.

Kosova e ka dominuar Bullgarinë në të gjitha aspektet në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”.

Ishte sulmuesi në top formë, Milot Rashica, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’, duke realizuar për 1-0.

Më pas, Koosvarët, kishin raste të shumta shënimi, por nuk i konkretizuan dhe si pasojë e kësaj, pranuan gol në fund të pjesës së parë.

Ishte Ivelin Popov ai që shënoi për 1-1 në minutën e 43’.

Me të filluar pjesa e dytë, pas saktësisht pas 10 minutave, Kristian Dimitrov realizoi me kokë për 2-1 pas një harkimi nga këndi.

Por, disa minuta më vonë, sulmuesi Vedat Muriqi, ishte ai që shënoi me kokë, në minutën e 64’.

Më pas, pas krijimit të shumë rasteve deri në fund të ndeshjes, Elbasan Rashani shënoi për 3-2 në fund të ndeshjes, për t’ia siguruar Kosovës tri pikë të arta.

Kështu, Kosova merr fitoren e parë në grup, pas dy barazimeve, dhe tani e sheh veten me 5 pikë, në vendin e tretë, një më pak se Republika Çeke./ Dardania.com

Flash Lajme