Në prag të ndeshjes me Moldavinë, kapiteni kuqezi Elseid Hysaj u shfaq në konferencë për shtyp, krah trajnerin Edi Reja, ku foli për humbjen në Islandë dhe pozicionin e tij të ri në fushë.

Pavarësisht humbjes dhe deklaratës fokusi ka rënë diku tjetër. Ora luksoze e kapitenit Hysaj.

Një orë që kushton 190 mijë dollarë, jo keq për një lojtar që pagën vjetore e ka 1.6 milionë euro.

Karriera dhe të qenit pjesë në skuadra të mëdha si duket i kanë mësuar Hysajt të dijë se si të shpenzojë për të kënaqur shijet e veta./e.k-Dritare.net

Flash Lajme