Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është ndarë i kënaqur nga përballja me Kombëtaren e Bullgarisë e cila përfundoi me rezultat 3-2 në favor për Dardanët.

Ai ka thënë se është i lumtur për këtë fitore të siguruar në Sofje të Bullgarisë e cila është fitorja e parë në kualifikime, transmeton Klan Kosova.

Gjatë fazës kur ishim 2-2, nuk mund ta kontrolloja ekipin. Ata shkonin vazhdimisht përpara dhe në fund morën shpërblimin e merituar. Jam shumë i lumtur për lojtarët. Kanë bërë lojë shumë të mirë”,

“Sot nuk luajtëm si mysafirë. Në Prishtinë normalisht është tjetër ndjenjë, por pati shumë edhe këtu”,

“U kam folur për historinë e Kosovës që ka vuajtur shumë vjet. U kam thënë lojtarëve se ju nuk mund të jeni lojtarë si të tjerët duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve dhe gjeneratave të shkuara në Kosovë. Ata sot ishin të mrekullueshëm. Luajtën qartë për Kosovë”.

Flash Lajme