Shqipëria ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme përballë Moldavisë.

Edi Reja ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në shtëpi, me fitore. Të besuarit e tij likujduan pastër 2-0 Moldavinë.

Edhe pse në pamje të parë një takim i lehtë në letër, kuqezinjtë tanë vuajtën shumë për të gjetur golin ndaj një kundërshtari që kishte zbritur në “Elbasan Arena” .

Po në grupin e Shqipërisë, Franca fitoi pa probleme 0-4 në transfertën ndaj modestëve të Andorrës, ndërsa Islanda mposhti 2-1 Turqinë, duke bërë interesante zhvillimet e grupit, me të tre këto skuadra që kanë nga 9 pikë në krye./ Dardania.com

Flash Lajme