Barcelona, Juventus dhe Manchester United, pasi në garë për shërbimet e yllit të Ajaxit, Matthijs De Ligt është edhe Paris Saint Germain. Talenti holandez është goditja e parë e brazilianit Leonardo si drejtor sportiv i kampionëve të Francës.

Sipas mediave ndërkombëtare PSG është në avantazh për të firmosur me De Ligt, duke mposhtur papritur konkurrencën e Barcelonës, Juventusit dhe Manchester United, madje agjenti i lojtarit Mino Raiola ka udhëtuar drejt Parisit për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen.

Kalimi i De Ligt te Paris Saint Germain mund të lirojë Marquinhos që pëlqehet shumë nga Juventusi.

Flash Lajme