Mesfushori i kombëtares sonë, Ylber Ramadani u bë protagonist në ndeshjen eliminatore ndaj Moldavisë duke shënuar golin e dytë në minutën e dytë shtesë. Në momentin e festimit, ai hoqi fanellën dhe më pas e shkelmoi, një veprim që nuk është pritur mirë nga tifozët.

Gjithsesi mesfushori sot ka vendosur që të reagojë me një mesazh në “Insta story”.

“Përshëndetje miq, ju falënderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative sa i përket çështjes së fanellës. Ju kërkoj ndjesë për hedhjen e fanellës, ishte një gjest i papranueshëm, por më besoni ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe nuk kisha ndonjë qëllim të keq. Ju kërkoj ndjesë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ai në reagimin e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme