“Santiago Bernabeo” i bëri një pritje fantastike Eden Hazard, pasi në tribunat ishin të pranishëm 50 mijë tifozë. Një mesatare më e mirë se tri ndeshje të kampionatit të sezonit të fundit për Real Madridin.

Konkretisht në ndeshjet ndaj Getafes, Huesca-s dhe Villareal ishin të pranishëm 48466, 49269 dhe 46294 tifozë. Do të duheshin edhe shumë pak tifozë të Realit në prezantimin e Hazard për të arritur shifrën 50284 që Los Blancos kishin në sfidën ndaj Eibarit.

Të dhëna që tregojnë qartë për sezonin shumë të vështirë për madrilenët, të cilët kishin të pranishëm mesatarisht 61 mijë tifozë në çdo ndeshje, më e keqja në shekullin e 21 për merengues. /Koha Jone/

Flash Lajme