Argjentina e ka nisur me humbje Kupën e Amerikës, teksa është mundur 0-2 nga Kolumbia. Pjesa e parë foli e gjitha për kolumbianët që dominuan në lojë dhe në raste.

Cuadrado dhe James Rodriguez bëjnë veprime të bukura në zonën e “Albicelestëve”, ndërkohë që Muriel doli nga fusha i dëmtuar duke i lënë vendin Roger Martinez.

Pjesa e dytë ndërkohë foli fillimisht për Argjentinën që krijoi mundësi të mira shënimi me Paredes, por portieri Ospina ishte në një ditë të mirë. Në minutën e 71-të, Martinez kontrollon mjaft mirë topin në krahun e majtë, bën një finte dhe më pas lëshon një goditje bombastike që përfundon në cepin e portës së portierit Armani, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi.

Kolumbianët nuk u ndalën me kaq, pasi hodhën në fushë edhe një tjetër sulmues, Duvan Zapata. Bomberi i Atalantës shënoi një super gol në minutën e 85-të, pas një kundërsulmi vrastar. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme