Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Milot Rashicës dhe asaj të Granit Xhakës, me rezultat të barabartë 4:4.

Pjesa e parë përfundoi në të mirë të skuadrës së Xhakës, që ishte në epërsi 2 me 1.

Golat për skuadrën e Granit Xhakës i shënuan Muharrem Sahiti dhe Dardan Berisha, ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Rashicës e shënoi Emir Lenjani, në fillim të ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për skuadrën e Milot Rashicës, e cila arriti të shënojë 3 herë kundrejt 2 golave të shënuar nga skuadra e Xhakës. Për skuadrën e Xhakës në pjesën e dytë shënuan vetë Granit Xhaka dhe Armend Thaqi, ndërsa për skuadrën e Rashicës shënuan Shefki Kuqi dhe vetë Milot Rashica.

Vlen të theksohet se për të shikuar nga afër këtë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” kishin ardhur afro 10 mijë shikues dhe të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e biletave për këtë ndeshje do të dhurohen për fëmijët e SOS Fshatit, raporton KosovaPress.

Flash Lajme