Interi bën goditjen e parë nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Klubi zikaltër ka mbyllur transferimin e Stefano Sensit nga skuadra e Sassuolos, duke befasuar rivalët e qytetit, Milan.

Vështirësitë që ka hasur në bisedimet me Cagliarin për kartonin e Nicolo Barrela kanë bërë që drejtuesit zikaltër të ndryshojnë objektiv duke piketuar pikërisht Sensin për qëndrën e mesfushës. 23-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Milani por marrëdhëniet e mira mes drejtuesve zikaltër dhe atyre të Sassuolos pas transferimit të Mateo Politanos në San Siro, kanë bërë që kjo marrëveshje të mbyllet në kohë rekord.

Marotta dhe Ausiolo i kanë ofruar 5 milionë euro Sassuolos për huazimin e Sensit dhe 22 deri në 25 milionë të tjera për të drejtën e blerjes pas një viti, por në këtë shifër do të përshihet edhe kartoni i një futbollisti të ri të skuadrës zikaltër që do të përzgjidhet nga trajneri De Zerbi dhe me shumë mundësi do të jetë sulmuesi Edoardo Vergnani.

Flash Lajme