SHBA dhe Suedia janë dy skuadrat e radhës që presin biletën për në cerekfinale të Botërorit të Futbollit të Femrave që po zhvillohet në Francë. Skuadra kampione e botës në fuqi mundi me shumë vështirësi Spanjën që luante për herë të dytë në një Kupë bote, me rezultatin 2-1 dhe në cerekfinale do të luajë më Francën.

Ndeshja filloi mjaft mirë për skuadrën amerikane që fitoi një 11 metërsh në minutën e 7 të sfidës. Kapitenia Megan Rapinoe u tregua e saktë nga pika e bardhë dhe shënoi golin e parë për SHBA. Avantazhi i kampioneve zgjati vetëm 2 minuta, pasi Spanja përfitoi nga një gabim në mbrojtje i tyre dhe barazoi me Jenni Hermoson.

Skuadra iberike ka meritën që ishte e vendosur mirë në fushën e lojës dhe arriti të bllokojë mjaft mirë rrezikun kryesor të skuadrës amerikane Alex Morgan. Në pjesën e dytë, spanja arriti të vërë në vështirësi manovrën e skuadrës së SHBA, madje pati mundësi edhe të shënojë golin e dytë.

Flash Lajme