Darko Kaevski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, organizoi pritje për djaloshin e artë, Besir Alili nga europiani në mundje në Faenza të Italisë.

Kaevski u zotua se do ndajë një milion denarë nga ARS, prej të cilëve 800 mijë për mundësin dhe 200 mijë për trajnerin apo gjithsejt mbi 16 mijë euro.

“I uroj Besirit të ri për suksesin e madh, i cili një kohë të gjatë është pritur. Me këtë medalje ai bashkoi një komb të tërë, pa marrë parasysh racën dhe etninë. Dje gjatë pritjes festuan dhe u gëzuan të gjithë. Nga Besiri presim të vazhdojë të stërvisë dhe të dëgjojë këshiillat e trajnerit të tij dhe një ditë të ndjek të mëdhenjtë Tërstena, Sejdiu, Shorov e të tjerë”, tha Kaevski.

Alili falënderoi ARS-në dhe shtoi se fjalët e Kaevskit paraqesin motiv shtesë për stërvitje dhe për qëllimin që ka para vetës-pjesëmarrje në LO dhe fitimin e medaljes.

Flash Lajme