Merkato e klubeve europiane është futur në ditët e saj më të “nxehta”. Nga Italia vjen një lajm i bujshëm: Interi dhe Barcelona po përgatiten për një shkëmbim lojtarësh.

Klubi italian dhe ai spanjoll janë gati për shkëmbimin mes Raxha Naingolan dhe Arturo Vidal.

Role të njëjta, karakteristika të përaftërta dhe karakter i ngjashëm mes të dyve.

Këtu hyn në lojë trajneri i ri i Interit, Konte, i cili e njeh mjaft mirë kilianin pas periudhës së kaluar te Juventusi.

Problem duket paga, pasi Vidal përfiton dyfishin e Naingolan, por ky i fundit vlen më shtrenjt në tregun aktual.

Interi mendohet shesë mesfushorin për së paku 35 milionë euro, ndërsa Barça do mjaftohej me rreth 15. Ndaj, si hipotezë më e mundshme shihet shkëmbimi i huazimeve me të drejta blerjeje.

Flash Lajme