Manchester United ka njoftuar se ka zyrtarizuar afrimin e Aaron Wan-Bissaka për 50 milionë paund nga Crystal Palace. 21-vjeçari luan në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe është transferimi i dytë këtë verë pas Daniel James (15 milionë paund).

Wan-Bissaka ka luajtur në 42 ndeshje gjatë sezonit të fundit, ndërkohë që ka firmosur një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 80 mijë paund në javë. Talenti anglez është gati për të dhënë kontributin e tij në “Teatrin e Ëndrrave” për të ndihmuar United që të rikthehet në majat e klasifikimit të Premier League. /Koha Jone/

Flash Lajme