Napoli është në kërkim të një sulmuesi, teksa konfirmimi vjen direkt nga presidenti Aurelio De Laurentiis. Numri një i të kaltërve ndërkohë ka hedhur poshtë një nga dy opsionet.

“Icardi është i fortë, vlerat e tij janë të padiskutueshme, por do të kërkoj që gjithmonë të shkojë te Juventusi. Ashtu siç e konfirmoi edhe Ancelotti, Insigne do të qëndrojë. Rodrigo ndërkohë ka thënë se dëshiron që të qëndroj në Spanjë dhe ne e kemi kuptuar.

James Rodriguez? Në nivelin mediatik vjen pas Cristiano Ronaldos dhe Messi, por Reali ka pretendime të larta. I pëlqen shumë Ancelotti, por ai ka kërkesa të larta.

Elmas? Kam një vlerësim të lart për të, por fillimisht duhet që të reduktojmë disi grupin e lojtarëve”, deklaroi De Laurentiis. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme