Antono Conte kërkon me çdo kusht një sulmues për sezonin e ri. Piero Ausilio ka mbërritur në Londër, për t’u takuar me drejtuesit e Manchester United dhe për të diskutuar për herë të parë në tavolinë, mundësinë e transferimit të sulmuesit belg Romelu Lukaku te Interi.

Zikaltrit kanë nisur përgatitjet në Lugano, nën urdhrat e Antonio Contes dhe përpara nisjes në Kinë më 17 korrik, po kërkojnë të plotësojnë organikën, veçanërisht në repartin e sulmit, ku mungon edhe Lautaro Martinez.

Sipas mediave në Itali, Ausilio do të shkojë me një propozim prej 70 milionë eurosh për “djajtë e kuq”, të cilat do të paguhen në 3 këste, 10 milionë për huazimin një vjeçar dhe më pas blerjen e detyruar me dy këste prej 30 milionë eurosh. Vetë Romelu Lukaku i ka dhënë një asist Ausilios, pasi nga Australia ku ndodhet në grumbullim, i ka theksuar trajnerit Solskjaer se dëshiron të largohet.

Sulmuesi belg ka shkuar edhe më tej, pasi nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit, duke preferuar të punojë në palestër dhe njëkohësisht t’u japë një sinjal të qartë drejtuesve të klubit, se ka ardhur koha të pranojnë propozimin e Interit. Zikaltrit po punojnë edhe me pistën Dzeko, duke qenë se kanë ngritur ofertën në 12 milionë euro, duke u afruar edhe më shumë me kërkesën e Romës për 18 të tilla.

Flash Lajme