Laurent Koscielny ka vendosur që t’i japë fund aventurës me skuadrën e Arsenalit. Futbollisti francez u transferua në vitin 2010 re “Gunners”, dhe që nga atëherë ka qenë një lider në repartin e mbrojtjes, por duket se tashmë është lodhur nga fakti që ekipi po dështon sezon pas sezoni.

Në ditët e fundit ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Bordeaux, por nuk mungojnë as propozime të tjera nga Lion dhe Renne në Francë. Koscielny vendosi që të mos udhëtonte me pjesën tjetër të ekipit në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Amerikë, duke detyruar topçinjtë që të dalin me një deklaratë për mediat.

“Laurent Koscielny refuzoi që të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara për turneun tonë parasezonal. Jemi shumë të zhgënjyer me veprimet e Laurent, të cilat janë kundër udhëzimeve tona. Shpresojmë që të zgjidhet sa më parë kjo situatë, e cila nuk do të zgjidhet më këtu”, shkruan klubi në faqen zyrtare. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme