Laçi e ka nisur në mënyrën më të bukur të mundshme aventurën ne Europa League ndaj Hapoel Beer Sheva. Skuadra kurbinase ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të me Kyrian Neabueze.

Bomberi amerikan ishte në vendin dhe në kohën e duhur, teksa pas një krosimi nga krahu i majtë, arrin që ta dërgojë topin në rrjetë me shumë potencë. Një nisje e shkëlqyer e ekipit të Startovës, që jep një leksion se nëse luan me zemër mund të marrësh rezultate surprizë.

Flash Lajme