Etrit Berisha vendosi që këtë verë të transferohet te skuadra e SPAL-it, aty ku do të ketë mundësinë që të jetë sërish titullar. Portieri i kombëtares sonë  është prezantuar zyrtarisht para mediave dhe ka folur për herë të parë si portier i SPAL-it.

Ai u shpreh se ka pranuar të transferohet për shkak se kërkon që të përmirësohet edhe më shumë.

“Unë mendoj se eksperienca shërben më së shumti në fushë. Unë tashmë njoh disa nga djemtë e ekipit dhe si kur jemi në fushë, gjithashtu do të duhet të bashkohemi në dhomat e zhveshjes. E rëndësishme do të jetë krijimi i një grupi, sepse Seria A është një kampionat i vështirë dhe ne do të duhet të përpiqemi të qëndrojmë së bashku, me qëllim që të arrijmë rezultatet.

SPAL dhe Atalanta? Kur erdha për herë të parë te Atalanta, gjeta një ekip që kishte për qëllim të shpëtonte. Pastaj në këto vite, ata janë rritur nga të gjitha këndvështrimet dhe këtu kam parë të njëjtin mentalitet, si jashtë dhe brenda fushës. Jam i lumtur dhe i bindur se do të jemi në gjendje të bëjmë një kampionat shumë të bukur.

Pika e fortë? Duhet të përmirësohem në gabimet e mia, por edhe në pikat e forta të stërvitem gjithnjë e më shumë për të qenë në gjendje të jap një kontribut më të madh për ekipin.

Personalisht unë ende mund të bëj një hap para në cilësi dhe kuptova menjëherë se kjo mundësi do të ishte mundësia e duhur për t’u përmirësuar si portier. Unë dua të rritem përsëri dhe të bëj gjërat e duhura. Kam folur me trajnerin për ta pyetur nëse isha pjesë e planeve të tij. Kam biseduar me Jasmin Kurtic, i cili më ka thënë shumë për Ferrarën, shoqërinë dhe njerëzit”, deklaroi Berisha.

Flash Lajme