Pas sukseseve në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, pesë xhudistë kosovarë do të luftojnë për medalje të arta gjatë tri ditëve të ardhshme në Grand Prixin e Budapestit. Sot do të garojnë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Kampionët kosovarë të xhudos do ta vazhdojnë rrugën drejt normës olimpike “Tokio 2020”, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej sot (e premte) deri të dielën, raporton Gazeta Express.

Sot do të garojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Xhudistët kosovarë, të udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, do ta kalojnë rrethin e parë pa luftë.

Në rrethin e dytë, Distria do të përballet me rusen Sabina Gilizova, Majlinda me fituesen e duelit Luz Olvera – Katina Szabo, ndërsa Nora me fituesen e duelit Diana Dzhigaros – Ghofran Khelifi

Garat secilën ditë fillojnë nga ora 10:00 kurse blloku final nga ora 17:00.

Flash Lajme