CAS më në fund ka marrë  vendimin përfundimar në lidhje me dënimin 10-vjeçar që UEFA kishte dhënë për Skënderbeun. Ashtu siç edhe pritej, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dalë sot në një komunikatë për shtyp, ku edhe ka publikuar vendimin e dhënë për klubin korçar.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi Skënderbeun me 10 vite pezullim nga aktivitetet europiane dhe 1 milionë euro gjobë, pas akuzave të ngritura për trukim ndeshjesh, në një vendim të dhënë në mars të 2018-ës, ndërsa një muaj më vonë, edhe Apeli i UEFA-s la në fuqi këtë vendim.

Shpresat e korçarëve ishin të mëdha në CAS, por as këtu nuk arritën të gjejnë drejtësinë e pretenduar, ndërsa ky dënim sigurisht që do të kompromentojë të ardhmen e klubit të Skënderbeut.

Flash Lajme