Juventus është tërhequr përfundimisht për Paul Pogba. Mesfushori francez kërkon që të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere, por vlera e lart e kartonit prej 150 milionë eurosh, ka sjellë tërheqjen e ekipit torinez.

Francezi ua ka bërë të qartë drejtuesve të Djajve të Kuq, se dëshiron që të largohet, por mesa duket nuk do të rikthehet më në Itali, ku kaloi katër sezone fantastike nga 2012 deri në 2016. Pavel Nedved, zëvendës-president i Juventusit, u ka bërë të ditur drejtuesve anglez se nuk është më interesuar për Pogba-n.

Tashmë Real Madrid mbetet favorit për shërbimet e francezit, por çmimi i lart i tij po kthehet edhe për ta në problem. Ndërkohë që Juventusi pasi nënshkroi falas me Rabiot dhe Ramsey duket se ka kompletuar repartin e mesfushës. Lëvizja e radhës duket se do të jetë për një sulmues anësor, pasi është në pritje të Federico Chiesa-s, me të cilin është arritur edhe akordi me futbollin, por Fiorentina nuk e lejon. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme