Antoine Griezmann është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Barcelonës. Klubi blaugrana ka paguar më në fund klauzolën e yllit francez, e cila arrin shifrën e 120 milionë eurove.

Francezi iu bashkua Atleticos së Madridit 5 sezone më parë dhe ka qenë një nga “yjet” e skuadrës në vitet e fundit, duke kontribuuar në arritjen e një sërë suksesesh të spanjollëve në La Liga dhe Europë.

Griezmann ishte shumë pranë Barcelonës edhe verën e kaluar, por angazhimi me Francën në “Rusi 2018”, ku u shpall edhe kampion bote, bëri që të shtynte marrëveshjen me katalanët dhe të qëndronte edhe një tjetër vit në Madrid. Në 257 ndeshje zyrtare me Atletico Madrid, bomberi i njohur shënoi 133 gola dhe dhuroi 50 asist për shokët e tij.

Flash Lajme