Gianluigi Buffon ka refuzuar mundësinë për të luajtur te Manchester United dhe City, vetëm për t’u rikthyer me fanellën e Juventusit pas divorcit me PSG. 17 vitet fantastike te kampionët e Italisë, bën që portieri italian të rikthehej sërish në vendin e që e ka quajtur gjithmonë si shtëpinë e tij.

Gardiani 41-vjeçar sipas “Daily Mail” këtë verë kishte dy propozime mjaft të mira nga dy klubet e Manchesterit, por që i hodhi poshtë për të nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Juventusin, nga e cila do të përfitojë rreth 2 milionë euro. Sigurisht që ai do të ishte portier i dytë i De Gea-s dhe Ederson, por do të ishte diçka e veçantë që të provonte një aventurë të re në Angli.

Buffon ishte në bisedime me Guardiolën gjatë kësaj vere, por një telefonatë nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ndryshoi gjithçka. Ai i propozoi rikthimin në Torino, edhe pse këtë herë si portier i dytë. Në rast se Buffon luan të paktën 10 ndeshje në Seria A, mund të kalojë Maldinin, si lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Seria A. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme