Zinedine Zidane ka braktisur grumbullimin e Real Madrid në Montreal për shkak të një çështjeje familjare të rëndësishme.

Në njoftimin zyrtar të klubit madrilen lexohet: “Trajneri ynë, Zinedine Zidane, nuk do të jetë në grumbullimin parasezonal në Montreal për arsye personale.

Deri në kthimin e tij, seancat stërvitore do të drejtohen nga trajneri i dytë, David Bettoni”.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Zidane do të kthehet shumë shpejt nën drejtimin e ekipit dhe me shumë mundësi do të jetë në stol për ndeshjen e parë miqësore të verës, që Reali do ta luajë ndaj Bayern Munchen më 21 korrik.

Flash Lajme