Ka qenë thjesht një ndeshje miqësore, por fragmente nga kjo ndeshje kanë bërë xhiron e botës.

Në ndeshjen mes ekipeve të Bundesliga 2, fl Bohum, që luante ndaj zviceranëve të St Galen, një incident ka shfaqur edhe një herë problemin e racizmit.

Mbrojtësi me origjinë angleze, 20-vjeçari Xhordi Osei-Tutu, që aktivizohet tek Bohum, është përballur me thirrje raciste nga tifozët kundërshtarë, ndërsa në minutën e 42 ai i tërheq vëmendjen trajnerit, ndërsa nuk duron më dhe largohet nga fusha me lot në sy.

Edhe pse shokët e tij të skuadrës, e përqafojnë atë, ai duket mjaft i revoltuar me këto thirrje.

Klubi zviceran u shpreh se ka nisur një hetim për tifozët e vet, për këto thirrje, por mohuan se lojtarët e tyre në fushë të kenë thënë diçka të pahijshme. / Dardania.com

videoplayback on Vidnews.

Flash Lajme