Matthijs de Ligt është futbollisti më i ri i Juventusit. Më në fund janë zgjidhur detajet e fundit mes bardhezinjve dhe Ajxit. Futbollisti holandez do të zbarkojë nesër në mbrëmje në Torino, ndërkohë që një ditë më vonë do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë me kampionët e Italisë.

Prezantimi para mediave pritet që të bëhet në një konferencë për shtyp që do të mbahet ditën e enjte. Sa i përket akordit mes të dyja klubeve është arritur në shifrën e 75 milionë eurove. De Ligt do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme