Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, përtej zhgënjimit nga eliminimi, është shprehur se ka diferenca të mëdha mes Partizanit dhe Qarabagut, duke nisur që nga buxheti. Strategu italian vlerësoi futbollistët e tij, të cilët sipas tij u shtrydhën dhe e mbajtën të hapur kualifikimin deri në fund.

Sigurisht që keqardhjen më të madhe e ka për rastin flagrant të humbur nga Solomon.

“Nuk mund të jesh i kënaqur kur humbet. Çfarë nuk funksionoi është e vështirë të thuash se ka diferencë shumë të madhe mes skuadrave, janë skuadra me buxhet të ndryshëm, kishim edh një mundësi për të shënuar. Në 180 minuta i patëm edhe ne rastet, te Solomon mendova se nëse nuk bën gola të tillë bëhet e vështirë.

Ne në dy ndeshjet kemi humbur disa raste, me pak fat e kurajë mund të shënonim. Por duke e ditur diferencën e madhe mes skuadrave, u bëj komplimente djemve se janë shtrydhur, kanë mbajtur rezultatin e hapur deri në fund kur pësuam gol në shtesë. Është një rezultat që qëndron, por ishte e hapur deri në fund. Kemi mbrojtur e luftuar me rregull, për një ndeshje e thuajse dy.

Trashi? Unë jam trajner, zgjedhjet janë të miat, nuk ka asnjë lloj rëndësie në këto momente. Por çfarë pune ka klubi në këtë mes?”, deklaroi Lerda.

Flash Lajme