Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka nuk e fshehu zhgënjimin për eliminimin nga Europa League, pasi siç e pranoi edhe vetë ai ekipi tregoi futboll të mirë ndaj Debrecenit. Strategu i njohur la gjithçka të hapur për të ardhmen.

“Të vjen keq, sepse prodhuam lojë dhe e pësuam në momentin më të mirë. Gjërat shkuan mirë, kishim mundësi të shënonim edhe golin e dytë, por nuk e arritëm, mungesë fati apo finalizimi.

Goli i pësuar? Diferencat në të tilla kompeticionet janë pikërisht në cilësi dhe ata ishin shumë më lart se sa ne. Realisht ishin ekip i fortë. Gabuam te goli i pësuar, ashtu si gabuam edhe te golat jashtë fushe.

Më vjen keq për mënyrën se si erdhi eliminimi, sepse vërtet bëmë më të mirën tonë, luajtëm mirë, si në Shqipëri, ashtu edhe atje.

Eardhmja? Do të ulem me presidentin dhe do të flasim për merkaton dhe atë që na duhet, duke u përgatitur edhe më mirë në të ardhmen për të mbërritur gati në ndeshjet europiane. Ju e patë, ne kishim përballë një ekip të fortë si Debrecen dhe prodhuam lojë, siç u pa edhe në këtë ndeshje, ashtu edhe në atë jashtë fushe. Diferenca e cilësisë është ajo që ndikon. Megjithatë, sa i përket stolit tim, dihet që ne trajnerët jemi me çantë në dorë…”, deklaroi Gjoka pas ndeshjes.

Flash Lajme