Paul Pogba është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe kjo gjë është mëse e dukshme. Kampioni i Botës është një nga lojtarët më të kërkuar këtë merkato vere, teksa është përfolur për një transferim të mundshëm në një ekip të madh.

Real Madrid dhe Juventus janë gati për të bërë çmenduria për të, por pas miqësores së sotme ndaj Interit me siguri që çmimi i tij do të rritet edhe më shumë. Mesfushori dhuroi spektakël ndaj zikaltërve me disa veprime shumë të bukura.

Një ndër ta janë edhe disa driblime ndaj Gagliardinit dhe dy futbollistëve të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes që po bëjnë xhiron e botës, teksa Handanoviç i mohoi një nga golat më të bukur në karrierë. /Koha Jone/

Flash Lajme