Andre Silva, po përgatit për të lënë përfundimisht skuadrën e Milanit. Futbollisti 23-vjeçar sot është larguar nga Bostoni, atje ku është grumbulluar skuadra kuqezi, për t’u rikthyer në Europë, pasi portugezi do të firmosë me Monaco-n.

Maldini ka gjetur gjuhën e përbashkët me francezët për 30 mln euro, ndërkohë që nuk bëhet të ditura detajet e kontratës që do të firmosë lojtari. Arsye se përse po nxitohet për shitjen e Silvës është se Maldini po tenton të mbyllë marrëveshjen me Atletico Madrid për shërbimet e Angel Correa-s. Deri më tani ‘djalli’ ka ofruar 40 mln euro, ndërsa klubi spanjoll kërkon 50 mln euro. Gjithsesi shumë shpejt pritet të dalë tym i bardhë për këtë marrëveshje, pasi hendeku mund të mbyllet me bonuse.

Flash Lajme