Juventus, Bayern, Real Madrid, etj i janë bashkuar turneut miqësor të përvitshëm, “International Cup” që po zhvillohet në Singapor. Në takimet më të fundit, kampionët e Gjermanisë e Bayern Munich mposhtën 3-1 Realin e Madridit.

Në një 90 minutësh ku trajnerët provuan sa më shumë lojtarë për të testuar gjendjen, bavarezët e vlerësuan maksimalisht përballjen duke rrëmbyer fitoren.

Arsenal mundi pastër 3-0 Fiorentinën. Në lojë tek italianët, u aktivizua edhe futbollisti shqiptar Erald Lakti i cili gjeti disa minuta në fundin e ndeshjes.

Juventus u mund 3-2 nga Tottenham, me nënkampionët e Europës që gjetën fitoren falë golit të pabesueshëm të Harri Kane nga mesi i fushës në sekondat e fundit të takimit. Tek bardhëzinjtë u rikthye me gol sulmuesi Higuain ndërsa shënoi edhe Kristiano Ronaldo.

Flash Lajme