Dështon shitja e Adrea Silvës te skuadra e Monacos. Sulmuesi i Milan-it, nuk i ka kaluar vizitat mjekësore që ka zhvilluar me klubin francez për shkak të një problemi në thembër.

Në këtë mënyrë dështon transferimi prej 30 milionë eurosh që do t’i shërbente shumë kuqezinjve në merkato.

Monaco ka përdorur arsyen shëndetësore për t’u tërhequr nga operacioni pasi nuk ka arritur marrëveshjen ekonomike me lojtarin.

Në këtë mënyrë mund të dështojë edhe transferimi i Correas te kuqezinjtë, teksa ishte arritur akordi paraprak me futbollistin e Atleticos për shifrën e 50 milionë eurove, por që tashmë duket se do të dështojë.

Flash Lajme