Edhe pse merkato e transferimve është mbyllur në në Angli, gazetat britanike vazhdojnë ta shohin Paul Pogba jashtë Manchester United. Në “Old Trafford” nuk mund të gjejnë një zëvendësues për të, por mund të marrin prej francezit plotë 160 milionë euro, që do të ishte në fakt një lëvizje e zgjuar financiare.

Kopertina e gazetës “The Mirror” është hapur me titullin: “Pogba: Pyetja prej 150 milionë paundësh”. Drejtuesit e Djajve të Kuq, duket se kanë hequr dorë nga kërkesa e shfrenuar prej 180 milionë eurosh, dhe janë të gatshëm që të negocojnë për shifon e 160 milionë eurove. “Daily Star” gjithashtu beson se francezi mund të largohet dhe e ka vendosur në kopertinë: “Gati për t’u larguar”.

Nëse Barcelona do të arrijë që të marrë Neymar, afrimi i Pogba është edhe më i mundur, pasi Zidane nuk do të mjaftohet vetëm me afrimin e Eden Hazard. Isco dhe Kroos ndërkohë nuk janë më të paprekshëm. Atletico dhe Barcelona janë përmirësuar ndjeshëm deri më tani, ndërkohë që merengues duken ende larg për të qenë gati për duelet e mëdha. \R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme