Angel Correa është gjithnjë e më pranë Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me futbollistin pre gati një muaji, por dështimi i transferimit të Andres Silvës te Monaco frenoi lëvizjen.

Nga Spanja vijnë lajme pozitive, pasi Atletico Madrid ka mbyllur transferimin e Rodrigos, duke bërë që tashmë Correa të jetë zyrtarisht në shitje së bashku me Kalinic.

Shidra e transferimit të sulmuesit të Atleticos te Milani do të jetë 45 milionë euro, plus bonuse. Sipas “Cadena Ser”, drejtuesit e skuadrës italiane kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Los Colchoneros, të cilët fillimisht kërkonin 55 milionë euro.

Milani ndërkohë po punon edhe për shitjen e Andres Silvës në Spanjë te Espanyol. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme