Shqipëria U-18, e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, është mundur me rezultatin 2-0 nga bashkëmoshatarët e Rumanisë në ndeshjen e parë e parë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në Qendrën Stërvitore të Federatës Rumune të Futbollit.

Kuqezinjtë e kanë shumë keq ndeshjen duke u ndëshkuar me dy gola të shpejtë në minutën e 6-të dhe në minutën e 10-të. Të dy gola që kanë ardhur si pasojë e mospërqendrrimit nga mbrojtja që është befasuar nga një veprim individual në golin e parë dhe një goditje me kokë brenda zonës së vogël në të dytin.

Gradualisht skuadra e trajnerit Uku e ka ekuilibruar lojën duke ju afruar dhe portës kundërshtare në disa momente, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Me dy golat e pësuar në 10 minutat e para u mbyll dhe kjo ndeshje duke mos pasur më asnjë gol.

Të enjten, më datë 15 Gusht, do të zhvillohet dhe ndeshja e dytë miqësore po ndaj Rumanisë në Buftea.

Flash Lajme