Ajax ka vuajtur shumë për të siguruar një biletë për në raundin e tretë paraeliminator në Champions League. Skuadra surprizë e edicionit të kaluar ka fituar 3-2 ndeshjen e kthimit ndaj PAOK, duke u kualifikuar pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

Ndeshja nuk nisi aspak mirë për holandezët që u gjendën në disavantazh pas golit të shënuar nga Biseswar. Reagimi i Ajax vjen në fundin e pjesës së parë me Tadic që shënon nga pika e bardhë. Në minutën e 79-të, ekipi holandez shënoi golin e avantazhit me Tagliaficon, ndërkohë që 5 minuta më pas Tadic shënoi sërish me penallti.

Në fundin e kohës së rregullt për ekipin grek realizoi sërish Biseswar, por goli i tij s’do të mjaftonte. Në ndeshjet e tjera spikat eliminimi i Baselit të Xhakës pas humbjes 3-1 ndaj Linz. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme