Nuk kanë fund largimet nga skuadra e Kukësit. Futbollisti i radhës është Ardian Cuculi. “Faleminderit Kukësi, ishte kënaqësi të vesh fanellën tuaj!”, me këtë mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, Ardian Cuculi zyrtarizon largimin nga Kukësi.

Në fakt, diçka e tillë pritej, sepse kontrata i kishte përfunduar me mbylljen e aventurës europiane. Cuculi, si shumë lojtarë të tjerë nga Superiore, pritet të luajë në IPKO Superligën e Kosovës. Ai është në bisedime t me Dritën e Gjilanit dhe shumeë shpejt pritet të firmosë më këtë skuadër.

Flash Lajme