Flamurtari duket se do ta ketë të vështirë për të qenë gati për fillimin e kampionatit. Trajneri i emëruar vetëm pak ditë më parë, Gerd Haxhiu dhe drejtori sportiv, Artim Pollozhani, kanë dhënë dorëheqjen, duke e bërë edhe më kaotike situatën në Vlorë.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar të klubit kuqezi, por nuk është e vështirë të kuptohet se bëhet fjalë për mungesën e garancive minimale për të përballuar sezonin e ri futbollisitk, që është në derë.

Gerd Haxhiu vendos të tërhiqet ende pa nisur punën me skuadrën, e ndoshta ky fakt, pra mospasja në dispozicion e një grupi minimal për të vijuar përgatitjet, ka qenë arsyeja kryesore e këtij vendimi. Rinovimi i Xhevahir Sukajt, afrimi i Ardit Hoxhajt një ditë më parë me sa duket ishte një sinjal i rremë se në Vlora gjëra po lëviznin në kahun e duhur.

Flash Lajme