Juventusi është një ndër skuadrat më aktive të kësaj vere në Itali, por lëvizjet nuk janë mbyllur, pasi tashmë bardhezinjtë duhet të shesin disa prej yjeve. Drejtori sportiv i torinezëve, Fabio Paratici  në një intervistë të dhënë për “Sky Sport” gjatë miqësores në Villar Perosa ka qartësuar situatën.

“Gjatë merkatos ka gjithmonë shumë bisedime. Ne jemi të qetë dhe kemi besim. Nuk ka futbollistë të tepërt, është thjeshtë një listë e UEFA-s ku duhet të regjistrojmë një numër specifik lojtarësh. Këtë vit, 6 rrezikojnë që të jenë jashtë, teksa Perin dhe Pjaca nuk do të bëjnë pjesë për arsye dëmtimi. Nuk ka lojtarë që janë më pranë shitjes, ne kemi një grup të një niveli shumë të lart. Jemi një nga ekipet më të mira të 5 viteve të funditnë botë dhe lojtarët duhet të respektohen për atë që kanë bërë, nuk ka asnjë alarm.

Dybala? Te Juventusi janë të gjithë njësoj. Është një lojtar i madh, një “numër 10”. Kemi lojtarë kampionë që i respektojmë, pasi janë profesionistë. Ky diskutim vlen për të gjithë, jo vetëm për të.

Icardi? Ai është një lojtar i Interit, ndaj nuk flas për të. Ne kemi mjaft sulmues të mëdhenj. Kemi edhe Higuain apo Mandzukic, që janë golashënues. Kemi edhe Ronaldon, ndaj jemi të kënaqur me këta që kemi”, u shpreh drejtori sportiv i bardhezinjve. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme