Liverpooli është fituesi i Superkupës së Europës për vitin 2019. Të Kuqtë fituan nga ruleta e penalltive, pasi koha e rregullt u mbyllë në barazim 1-1 (shtesa 2-2). Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Jurgen Klopp teksa në minutën e 16-të, Salah vendosi në provë për herë të parë portierin Kepa.

Me kalimin e minutave Blutë e Londrës fitojnë më shumë siguri dhe krijojnë shanset më të pastra për shënim.

Në minutën e 36-të, pas një kombinimi fantastik mes Pulisic dhe Giroud, sulmuesi francez arrin që të gjejë golin e avantazhit. 3 minuta më pas futbollisti amerikan e dërgon topin në rrjetë pas një veprimi shumë të bukur, por gjyqtarja e anulon për pozicion të parregullt.

Fraksioni i parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e të dytës Klopp hedh menjëherë në fushë Firminhon. Sulmuesi brazilian ndryshon lojën duke shërbyer për Mane në minutën e 48-t, teksa ky i fundit ishte me portën e boshatisur. Liverpooli merr kontrollin e plotë të lojës, ndërkohë që të kuqtë humbasin raste të shumta me Van Dijk dhe Henderson, ndërkohë që portieri Kepa shpëton për mrekulli ekipin e tij.

Chelsea do të shënonte sërish me talentin Mount, por edhe ai ishte në pozicion të parregullt. Koha e rregullt do të mbyllej në barazim 1-1, ndërkohë që në startin e kohës shtesë, Liverpooli futet më e vendosur në fushë duke shënuar sërish me Sadio Mane, i shërbyer mjaft mirë nga shoku i tij Firminho. Reagimi i Chelsea-t do të vinte pas 5 minutash Abraham fiton një penallti pas një faulli të portierit Adrian. Nga pika e bardhë shkon Jorginho, i cili arrin të barazojë rezultatin. Blutë e Londrës janë më të freskët duke dhuruar spektakël, por portieri Adrian ndal për mrekulli talentin Mount.

RULETA E PENALLTIVE 5-4

Liverpool

Firminho shënon, Fabinho shënon, Origi shënon, Arnold shënon, Salah shënon

Chelsea

Jorginho shënon, Barkley shënon, Mount shënon, Emerson shënon, Abraham gabon (pret Adrian)

Flash Lajme