Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas fitores së Partizanit në Superkupën shqiptare kundër Kukësit. Autobusi i tifozëve të ekipit kryeqytetas ka marrë flakë, në dalje të tunelit të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku shkak dyshohet se ka qenë një defekt teknik, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikse dhe autoambulancat për të dhënë ndihmën e parë.

Autostrada është bllokuar në njërin prej akseve, duke sjellë trafik të rënduar, në orët e vona të mbrëmjes.

Flash Lajme