Valdet Rama pas largimit nga Kukësi, ka gjetur menjëherë një skuadër të re për të vijuar karrierën. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare është prezantuar te skuadra e ligës së tretë të futbollit gjerman Meppen duke u rikthyer në Gjermani pas 2 vitesh pasi në sezonin 2016-2017 ishte pjesë e Wurzburger Kickers.

Siç shkruan edhe vetë klubi i Meppen në faqen zyrtare Rama ka firmosur për 2 vite me skuadrën e tij të re dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 19. Afrimi i lojtarit shqiptar është një ëndërr e bërë realitet për drejtuesit e Meppen dhe për trajnerin Christian Neidhart i cili e ka kërkuar me ngulm.

Në marrëveshjen mes Ramës dhe klubit të ligës së tretë gjermane është përfshirë edhe opsioni i rinovimit pas 2 vitesh, nëse 31-vjeçari bind me paraqitjet e tij.

Flash Lajme