Cristiano Ronaldo për herë të parë që nga transferimi te skuadra e Juventusit, ka hapur dyert e vilës në Torino duke treguar pamjet spektakolare. 34-vjeçari dha një intervistë për një televizion portugez “TVI”, e cila nuk është transmetuar ende e plotë.

CR7 foli për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Një nga temat ishte jeta e tij në Lisbonë në një lagje të varfër, ku nisi dhe hapat e parë me topin e futbollit.

“Djali im Cristianinho nuk e besonte se unë isha rritur atje. Njerëzit mendojnë se gjithçka është e lehtë në jetë. Shtëpitë, makinat, rrobat … që gjithçka bie nga qielli. Por ajo që përpiqem t’i mësoj djalit është se vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm. Me punë të palodhur dhe përkushtim mund të marrësh gjithçka që dëshiron “, tha CR7 intervistën e dhënë për TVI. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme