Deri më tani, Neymar Jr nuk ka folur publikisht për dëshirën e tij për të lënë Paris Saint Germain këtë verë. Sidoqoftë, është një sekret i hapur, pasi edhe vetën klubi parisien nuk e ka mohuar.

Futbollisti brazilian ka thyer heshtjen duke postuar një mesazh enigmatik, duke shprehur indirekt dëshirën për t’u larguar.

Neymar ka bashkangjitur në publikimin e tij në Instagram një foto të Bob Marley me mesazhin: “Problemi është se, kur je i vërtetë, ata ju të urrejnë, dhe kur je i pavërtetë, ata të duan “. Kështu, sulmuesi mund t’i referohet fyerjeve që ka marrë ditët e fundit nga tifozët e PSG apo edhe nga ndjekësit e Barcelonës që kanë kundërshtuar afrimin e tij.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë tri opsionet më të mundshme të brazilianit gjatë kësaj vere. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme