Hirving Lozano është futbollisti më i ri i skuadrës së Napolit. Sulmuesi meksikan ka kompletuar vizitat mjekësore në Romë, ndërkohë që këtë pasdite pritet që të firmosë për ekipin e të kaltërve.

Ai do të ketë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon. Napoli ka paguar 42 milionë euro te PSV Eindhoven, ndërkohë që do të ketë një klauzolë prej 130 milionë eurosh, në rast se ndonjë klub do të interesohet për të.

Pas këtij transferimi me shumë mundësi, të kaltrit nuk do të bëjnë më ndonjë lëvizje në merkato, ndërkohë që Hysaj ende nuk ka gjetur ekipin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme