Tifozët e Junkeren, klubi i kategorisë së tretë në Norvegji, mund të kenë mbetur të habitur kur kanë lexuar se blerja më e re e klubit te tyre ishte as më pak dhe as më shumë por Lionel Messi.

E kemi shkruar mirë, mos u mundoni më kot!

Lionel Messi nuk është argjentinasi, dhe as ndonjë futbollist nga Barcelona. Emri i tij “i vërtetë” është Daniel Are Knutsen, është 16 vjeç dhe me origjinë nga Norvegjia. Ka një pasion të madh për “Pleshtin”, aq sa ka ndryshuar emrin, duke vendosur atë të idhullit të tij në gjendjen civile.

“Kisha planifikuar prej kohësh që të ndryshoja emrin dhe të merrja të Messit, pasi është idhulli im. Duke pasur parasysh pasionin e madh për futbollin, gjithçka që mund të bëja ishte që ta provoja. Unë bëj çmos dhe përpiqem qw  të luaj në mënyrën e tij.

Mund të kemi disa ngjashmëri, talenti im ndoshta nuk është i krahasueshëm me të tij. Në fakt unë kam një kontroll të ngjashëm të topin me Leo-n dhe jam gjithashtu mjaft i shpejtë”, deklaroi i riu për gazetën norvegjeze Verdens Gang. /R.Lika-Koha Jone/

DONE DEAL! Lionel Messi sammen med Junkerens daglige leder Runar Bo Eriksen utenfor klubblokalene i Bodø.

Flash Lajme