Shkodran Mustafi është në ditët më të këqija tek Arsenali. Mbrojtësi shqiptar ka qenë shumë i kritikuar pas paraqitjeve jo stabile. Arsenal e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe e ardhmja e tij mund të jetë mes Bundesligas dhe Serie A, ku Roma ka shfaqur interesim.

Babai i lojtarit, Kujtim Mustafi që është edhe agjent i Shkodranit ka folur për situatën e birit të tij për ”Sky Sports” Gjermani.

“Shkodrani e ka kaluar një kohë të mirë te Arsenali. Ai ka ende edhe dy vite kontratë me klubin dhe mund të imagjinohet një qëndrim në Londër”, tha fillimisht Kujtim Mustafi. Agjenti i Shkodranit deklaroi se do të ishte më e mira si për klubin ashtu edhe për birin e tij që të largohet.

“Megjithatë, më e mira si për klubin ashtu edhe për Shkodranin është që ai të largohet, por për të ndodhur kjo duhet të shikojmë ofertat”. Që nga transferimi i tij në Londër në vitin 2016 nga Valencia, Mustafi ka zhvilluar 115 paraqitje me Arsenalin.

Flash Lajme