SOUTHAMPTON, ENGLAND - SEPTEMBER 10: Harry Kane of England is tackled by Amir Rrahmani of Kosovo during the UEFA Euro 2020 qualifier match between England and Kosovo at St. Mary's Stadium on September 10, 2019 in Southampton, England.
(Photo by Clive Mason/Getty Images)

Enver Robelli

Miremengjesi njerez te mire te vendit me te mire ne bote!

Gjithçka çka na kujtohet nga e kaluara, eshte ardhmeria. Paramendojeni me çfare krenarie do t‘i pergjigjeni pas 10 apo 20 vitesh pyetjes: ku ke qene nje dite pas ndeshjes Kosova kunder Anglise? Kur fjala #kosovo ne Twitter u be trend global, kur gazetat e Londres fitoren e ekipit te vet e regjistronin vetem si fakt, e kureshtjen e ruanin vetem per Kosoven, the tiny nation, qe po e habit boten, kur gazeta te tjera te dynjase shkruanin: festival i golave ne Angli, Kosova e patrembur humb ne nje spektakel te çmendur, kur gazetaret gjermane vraponin t‘i portretojne futbollistet e Kosoves me pervoje ne Bundesliga, kur koleget e tyre zvicerane Kosoven e pershkruanim si kanton te 27-te dhe numeronin futbollistet e Kosoves qe jane lindur ne Zvicer dhe kane lozur diku mes Gjeneves dhe St. Gallenit, a te kujtohet ajo nate kur Kosova me vrull e kaperceu horizontin…